` . Ostreni: Krijimi i një partie nga “Aleanca për Shqiptarët” varet nga programet partiake - TV-SHENJA

Ostreni: Krijimi i një partie nga “Aleanca për Shqiptarët” varet nga programet partiake

Mundësitë për shkrirje janë gjithmonë prezent, por sigurisht që kjo varet nga ngjashmëria ose përmbajtja identike e programeve të partive politike. Kështu u shpreh kryetari i partisë UNITETI, Gzim Ostreni, i pyetur për mundësinë e shkrirjes së partisë së tij dhe krijimin e një partie të vetme nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”

Ostreni tha se në krijimin e “Aleancës për shqiptarët”, një grup ka punuar në unifikimin e programeve zgjedhore, e më pas është nënshkruar bashkëpunimi për krijimin e “Aleancës për shqiptarët”. Ai theksoi se sipas kësaj, partitë të cilat e formojnë këtë aleancë duhet të veprojnë së bashku në katër vitet e ardhshme.

Megjithatë, Ostreni tha se ka raste kur bëni koalicion por duke analizuar më detajisht programet zgjedhore, e shihni se ka dallime mes partisë suaj dhe partive tjera politike.

“Në kushtet tona, ne kemi divergjenca në programet. Nëse i merrni dhe i shihni programet e partive tjera që janë në ‘Aleancën për shqiptarët’, që në fillim edhe pse u nënshkrua marrëveshja për program identik, gjatë fushatës e tëra u ndryshua”, tha mes tjerash Ostreni gjatë emisionit Arena që transmetohet në Televizionin SHENJA.

Postime të Ngjajshme