` . Osmani tregon pse BDI-ja nuk mori pjesë në takimin e liderëve - TV-SHENJA

Osmani tregon pse BDI-ja nuk mori pjesë në takimin e liderëve

Zëvendës – kryeministri i vendi Bujar Osmani ka treguar arsyet pse partia e tij nuk mori pjesë në takimin e liderëve. Osmani tha se partia e tij nuk ka probleme me propozim – ligjin në lidhje me Prokurorinë Publike.

“Në takim nuk ishim prezent sepse vlerësojmë se nuk jemi pjesë e problemit. Është e rëndësishme që Ligjin ta miratojmë para tetorit, ajo që mbrëmë ka pas një takim maratonë paraqet një mundësi që të gjendet mënyrë për të arritur deri tek zgjidhja e problemit. Jam optimist se do të gjendet një mënyrë dhe vullnet politik që të gjendet një zgjidhje. Besoj që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë këto bisedime dhe të arrihet zgjidhje”, ka deklaruar Osmani. /SHENJA/