` . Osmani për tragjedinë në Gjilan: Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky - TV-SHENJA

Osmani për tragjedinë në Gjilan: Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky

Pas tragjedisë që ka ndodhur në Gjilan – ku u shua familja Bllaca, ka reaguar edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka bërë thirrje që organet kompetente duhet të marrin masa urgjente që të shmangen rastet si ky, njofton Klan Kosova.

“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, ka shkruar Osmani.