` . Osmani: Pavarësisht kushteve, këkrojmë fitore (VIDEO) – TV-SHENJA

Osmani: Pavarësisht kushteve, këkrojmë fitore (VIDEO)

Elita e futbollit vendor në start të gjysmësezonit pranveror nuk kishte se si të niste më mirë kur xhiroja e 19-të përballë njëra tjetrës vëndon aspirantët për titullin e kampionit Shkëndijën e Tetovës dhe Vardarin e Shkupit. Kuqezinjtë tetovarë duken në përparësi pasi kanë epërsinë e tetë pikëve në renditje, ndërsa presin rivalin në fushë të tyre në një takim që mund të vendos shumë gjëra për vazhdimin e kampionatit.

Ferhan Hasani, kapiten i Shkëndijës
“Normalisht derbit çdo herë i kanë ato emocionet e veta. Do të hyjmë në ndeshje vetëm për tre pikët, të cilat na interesojnë dhe asgjë më shumë. Nuk mendojë që Shkëndija tre vitet e para ka qenë favorit ndaj Vardarit. Mendoj se Shkëndija këtë vit është favorit. Kur t’i shohim rrethanat si kanë qenë përpara, tash Shkëndija është më ndryshe. Tani presioni është më i madh tek ne sepse jemi favorit, ndërsa tre vitet e kaluara ky presion ka qenë te Vardari”.
Për numrin një të pankinës tetovare skuadra e tij duket e gatshme për start të luftës për titujt e kampionit, ndërsa nuk dëshiron të krijojë presion të panevojshëm te futbollistët e tij në lidhje me të reshurat e borës që mund të vështirësojnë kushtet për lojë.

Qatip Osmani, trajner i Shkëndijës
“Ne i kemi marrë parasysh se këto kushte mund të na presin me ndeshjen ndaj Vardarit. Kështu që kemi bërë edhe disa stërvitje në kushte të ngjajshme. Sigurisht që nuk do të jenë kushtet optimale mbas kësaj kohe, që edhe për kundërshtarin tonë do të jetë njejtë. Por prap se prap besojë që do të shohim një lojë të mirë, fusha është e mirë që shpresojë të na lejojë të luhet futboll”.

Të reshurat që kapluan rrethinën e Pollogut gjatë ditës së sotme kanë mbuluar me borë stadiumin e qytetit në Tetovë, mirëpo nga Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ende nuk kanë dalë me ndonjë vendim për anulim eventual të përballjes  Shkëndija-Vardari, e cila për momentin mbetet e programuat të zhvillohet sipas orarit të paraparë të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Aziz Sahiti /SHENJA/