` . OSMANI DHE ALIMI: 90-TË MINUTA PËR TË VENDOSUR KUALIFIKIMIN - TV-SHENJA

OSMANI DHE ALIMI: 90-TË MINUTA PËR TË VENDOSUR KUALIFIKIMIN

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Nome Kaljun e Estonisë në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Kampionëve. Kampionët e vendit kanë përparësi nga ndeshja e parë të zhvilluar në Estoni, në të cilën triumfuan me shifra minimale 1:0, ndërsa trajneri i kuqezinjëve Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi një ditë para sfidës mendojnë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se kualifkimi do të vendoset nesër.
Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndijës
“Na pret ndeshja kthyese me Nome Kaljun e Estonisë, mendojë që këtë javë analizuam gabimet që i bëmë në ndeshjen e parë në Talin, ndërsa nesër presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër. Kemi rezultat që garanton kualifkimin në raundin tjetër, por e kemi marrë shumë me seriozitet ndeshjen e kthimit. Edhe pse e kemi atë përparësi me 1:0, por në futboll ka befasi shumë, ashtu që duhet të hyjmë maksimalisht të motivuar për të fituar. Sa i përket formacionit, 99.9 % do të jetë ai që startoi në Talin”.
 Armend Alimi, kapiten i KF Shkëndijës
“E dimë nesër na pret ndeshja kthyese me Nome Kaljun. E dimë se kemi edhe 90-të minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë. Është e vërtet që e dominuam ndeshjen në Talin, kishim posedim të topit, krijuam disa raste të mira, por na mungoi finalizimi. Mendojë se nesër atë do të përmirësojmë, pasi çdo herë ndeshja e parë është e vështirë, ndërsa në vijim mendojë që forma e lojtarëve vjen në nivelin e duhur”.
Takimi Shkëndija-Nome Kalju do të zhvillohet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 17:00.

Aziz Sahiti /SHENJA/