` . OSBE u rekomandon partive që të dakordohen për Ligjin për PSP-në (Video) - TV-SHENJA

OSBE u rekomandon partive që të dakordohen për Ligjin për PSP-në (Video)

Jemi të shqetësuar me vonesën për draft-ligjin, duke e ditur se mandati për punë i Prokurorisë Speciale po skadon. Kështu ka deklaruar, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, gjatë prezantimit te Raportit të dytë për aktivitetet dhe rastet që janë në kompetencë të PSP-së. Ai ka thënë se OSBE e vlerëson punën e PSP-së dhe rezultatet e arritura.

Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup

“Kemi shqetësime në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike që është lëndë e bisedimeve mes partive në pushtet dhe opozitës, si dhe për mandatin e PSP-së. Të gjithë partitë duhet të arrijnë marrëveshje dhe t’i mundësohet PSP të vazhdoj të punojë pa pengesë. Është e rëndësishme po ashtu që PSP të vazhdoj të punësojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Edhe prokurorja speciale Katica Janeva tha se pret që Ligji për PSP të miratohet dhe sa më shpejtë t’i mundësohet Prokurorisë që të punojë me kompetenca të zgjeruara.

Katica Janeva, Prokurore Speciale
“Shpresojë që Ligji për PSP të miratohet sa më shpejtë dhe me këtë të na mundësohet të punojmë me kompetenca të zgjeruara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Raporti i OSBE-së ka të bëjë me 20 raste të PSP-së për të cilat akuza janë ngritur para qershorit 2017.

Marija Laura Feroli, epror për sundimin e drejtësisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, duke prezantuar konkluzionet theksoi se me qëllim të ulet rreziku për arratisje, normativa ligjore për zbatimin e sanksioneve duhet të ndryshoj. Nga OSBE vlerësojnë se periudha prej sjelljes së vendimit përfundimtar deri në momentin e privimit nga liria personit të dënuar nuk duhet të jetë e gjatë, duke marr shembull arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Raporti po ashtu ka të bëj edhe me kohëzgjatjen e procedurave, efikasitetin dhe menaxhimin me proceset gjyqësore si dhe pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Në Raportin e OSBE-së thuhet se mbrojtja kishte qasje deri tek provat por jo edhe tek “bombat” e PSP-së, dhe mbetet e paqartë se përse incizimet nuk u dhanë atyre.

Prokurorja Speciale Janeva tha se të gjitha vërejtjet do t’i diskutojnë në kolegjiumin e Prokurorisë me qëllim përmirësimit të punës së tyre. Enis Murtezi /SHENJA/