` . Orteku në Itali, numri i të vdekurve arrin në 29 - TV-SHENJA

Orteku në Itali, numri i të vdekurve arrin në 29

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në hotelin në Italinë qendrore i cili javën e kaluar u shkatërrua nga një ortek bore është rritur në 29, pasi ekipet italiane të shpëtimit kanë gjetur trupat e personave të tjerë të zhdukur pas aksidentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarrfikësit të enjten në mëngjes njoftuan se nga hoteli Rigopiano i cili u shemb nga orteku janë nxjerrë trupat e të gjitha viktimave.

Ekipet e shpëtimit deri tani kanë nxjerrë 11 persona nga nën rrënojat. Personat e shpëtuar në momentin e ortekurt ndodheshin në katet e sipërme të hotelit, kështu ekipet e shpëtimit arritën tek ta pas 40 orësh.

Pak kohë para se orteku të rrënojë hotelin më 18 janar në parkun kombëtar Gran Sasso, në rajonin italian kanë ndodhur disa tërmete, ndërsa menaxhimi i hotelit ka paralajmëruar vizitorët se duhet të largohen nga zona. Nga autoritetet kompetente me një letër zyrtare kanë kërkur ndihmë në hapjen e rrugëve për evakuimin e mysafirëve.

Barra e cila ka rrënuar hotelin Rigopiano është vlerësuar me peshë prej rreth 4.000 kamionë të ngarkuar.

Postime të Ngjajshme