` . Orhan Pamuk dhe Suu Kyi, dy nobelistët e turpit – TV-SHENJA

Orhan Pamuk dhe Suu Kyi, dy nobelistët e turpit

Shkruan: Daut Dauti, Londër

Aung San Suu Kyi (Ang Sun Su Qi) e mori çmimin Nobel për shkak se persekutohej nga regjimi ushtarak i Burmës. Kur kjo u lirua nga burgu, organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International dhe shumë udhëheqës të shteteve të botës, kërkuan nga ajo që t’i merrte në mbrojtje muslimanët e persekutuar në shtetin e saj. Ajo, jo vetëm që refuzoi t’a bënte këtë por kurrë nuk pranoi që ta fliste vetëm një fjalë kundër këtij presekutimi me përmasa gjenocidiale që udhëhiqet kryesisht nga priftërinjtë budistë.

Njeriu duhet të jetë më shumë se i paturp nëse të njejtin persekutim që e ka përjetuar vet, nuk ua pranon të tjerëve.

Orhan Pamuk është një nobelist tjetër që vërtetoi se është poashtu i paturpshëm edhepse në botë shitet si një njeri i cili promovon vlerat e humanizmit dhe qytetarisë liberale. Ai, dje dhe pardje, ka qenë mysafirë i veqantë i ‘Akademisë’ Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU). Pamuk shkoi në Beograd për ta nderuar akademinë serbe me rastin e kremtimit të përvjetorit të 175 të kësaj organizate, e cila në shumicën e rasteve, ka luajtur rolin e një organizate fashiste. Madje, Pamuk mbajti ligjërata moralizuese dhe pranoi disa shpërblime nga SANU, organizatë kjo që është jo vetëm përgjegjëse për inicimin dhe përkrahjen e luftërave që zhvilluan serbët në ish Jugosllavi por edhe ideatore e spastrimeve etnike që u bënë serbët në këtë vend.

Duhet kujtuar se akademia serbe as sot nuk e ka ndryshuar qëndrimin e cila gjë shihet edhe nëpërmes botimeve të saja të shumta të karakterit shovenist dhe fashist. Kjo akademi vazhdon të mos e pranoj realitetin në Kosovë, të cilën ende e quan Kosovo i Metohija, dhe për të cilën nuk e ndal botimin e librave të cilat në shumicën e rasteve janë materiale kundër paqës në Ballkan pasi që propagandojnë në favor të Serbisë së Madhe. Nobelistët, siq është Pamuk, do të duhej t’i shihnin dhe pranonin këto të këqia dhe si rezultat, të mos nderonin këso organizatash.

Suu Kyi (shqip: S’u Qi), e cila ka shumë dëshirë të shihet me lule në flokë kurse Pamuk me libër në dorë, me siguri kanë ‘arsye’ për këto veprime të tyre. Por, me këto veprime, që të dy nobelistët nuk duhet të konsiderohen më shumë se dy kurva intelektuale, të të dy gjinive, që ka sot bota.