` . Organizata turke ”TIKA” ndihmon Klubin e Atletikës “LIRIA” (VIDEO) - TV SHENJA

Organizata turke ”TIKA” ndihmon Klubin e Atletikës “LIRIA” (VIDEO)

Në kohën kur klubet sportive përballen me vështirësi finansiare dhe mungesë të mbështetjes nga sponsorë privatë apo institutional, Klubi i Atletikës “Liria” nga Shkupi ka pranuar një ndihmë të madhe në emër të pajisjeve sportive. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Kordinim ”Tika” ka vendosur t’i zgjasë dorën e ndihmës Klubit të Atletikës “Liria”, duke u dorëzuar pajisje dhe uniforma sportive që kapin vlerën e 8 mijë eurove, ndërsa përfshijnë komplet veshje sportive, tuta, atlete, maica dhe çanta. Në eventin e dorëzimit të donacionit në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup përveç përfaqësuesit të agjencionit “TIKA” dhe anëtarëve të KA Liria, mes tjerëve i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës së Atletikës së Maqedonisë.

RRAHMAN ALIJA, KRYETRAJNER I K.A LIRIA

”Kjo ditë është e veçantë për Klubin Liria. E veçantë sepse pas plot 7 vitesh atletët e këtij Klubi do të kenë mundësi që me plot krenari të paraqiten në garat vendore dhe ndërkombëtare duke prezantuar uniformën e klubit. Shpresoj se kjo ditë do të jetë dërrasë shtyse në arritjen e sukseseve dhe rezultateve tjera”.

AYTEKIN AJDEN, PËRFAQËSUES I TIKA-S

”Ne si organizatë ”Tika” që nga viti 2006  jemi këtu në Maqedoni, kemi realizuar projekte në sfera të ndryshme në arsim, kulturë,shëndetësi, dhe në institucionet të ndryshme shtetërore, që do të thotë se deri tash kemi realizuar mbi 600 projekte. Ardhmëria u takon të rinjve. Më lejoni që të përshëndëes dhe t’ju uroj shumë fat kryetarit të Federatës, presidentit dhe trajnerit të klubit dhe në veçanti atletëte te Lirisë.  Ne si ”Tika” do të vazhdojnë të kontribojmë në projekte tjera të rëndësishme”.

KRSTE SERAFIMOVSKI, KRYETAR I FAM

”Dua të ju përshëndes dhe dua ta falenderoj Organizatën ”TIKA” për këtë donacion e bërë ndaj Klubit të Atletikës Liria, e cila ka shënuar rezultate të mira vitet e fundit. Liria ka atlet të rinj, ndërsa një pjesë e tyre janë pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë”.

Ky donacion nga ogranizata “TIKA” pritet të jetë motiv i madh për atletët e klubit “Liria” për të ardhmen, pasi edhe në të kaluarën janë dëshmuar me suksese të kënaqshme përkundër vështirësive dhe mungesave elementare që i kanë përcjellur në vazhdimësi. KA Liria është themeluar në vitin 2010 në Saraj të Shkupit falë angazhimit dhe iniciativës së trajnerit, Rahman Alija, ndërsa për 7-të vite sportistë të kësaj skuadre janë bartës të mbi 10-të rekordeve shtetërore. Ndihma nga ogranizata “TIKA” në masë të madhe do tu ndihmojë për të ardhmen, ndërsa shpresohet që në rrugën drejt sukseseve kulmore shembullin e organizatës turke ta ndjekin edhe kompani vendore, si dhe institucione përkatesë që dijnë të vlerësojnë aktivitetet sportive.

Samir Sinani /SHENJA/  

Organizata turke ”TIKA” ndihmon Klubin e… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme