` . Opsioni i ri i WhatsApp që të gjithë prisnin – TV-SHENJA

Opsioni i ri i WhatsApp që të gjithë prisnin

WhatsApp sjell një tjetër risi, këtë herë një opsion që padyshim do të jetë mjaft i dobishëm për shumë prej përdoruesve.

Kështu, nëse keni dërguar një mesazh në gjendje të dehur dhe jeni penduar më pas, apo e keni dërguar mesazhin gabimisht, WhatsApp tashmë ju lejon që ta anuloni atë, sa kohë që marrësi nuk e ka parë ende.

Opsioni në fjalë aktivizohet automatikisht dhe marrësit do të shohë mesazhin “dërguesi e ka tërhequr mesazhin”.

Ende nuk ka një datë se kur do të ofrohet për përdoruesit ky opsion.