` . Opozita siriane: Rusia ka mbetur e dobët në çëshjen e garantuesit të regjimit – TV-SHENJA

Opozita siriane: Rusia ka mbetur e dobët në çëshjen e garantuesit të regjimit

Opozitarët sirianë thanë se armëpushimi është në rrezik për shkak të shkeljeve nga regjimi i Asadit dhe mbështetësve të tij. Sipas tyre, Rusia ka mbetur e dobët në çëshjen e garantuesit të regjimit, raporton AA.

Opozitarët sirianë të cilët kanë bërë disa deklarata për gazetarin e AA-së në lidhje me dakordësimin e armëpushimit të nënshkruar nën garantimin e Turqisë dhe të Rusisë dhe i cili hyri në fuqi me 30 dhjetor, kanë theksuar se Rusia nuk ka mundur të sigurojë që regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit t’i pëmbahen armëpushimit.

Anëtari i Byrosë politike të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), Rami Dalati tha se “Regjimi i Asadit nuk i dha fund shkeljeve dhe Rusia ka mbetur e dobët si garantuese e regjimit. Sepse në terren ata që kanë ndikim janë iranianët. Ndërsa rusët janë efektivë në ajër”.

Ai tha se presioni politik i Rusisë është më i dobët se Hezbollahu dhe forca milice shiite mbështetëse të regjimit. “Shkeljet fillojnë gjithmonë nga iranianët. Në ditën e tretë të armëpushimit kemi vërejtur se avionët e regjimit janë vënë në lëvizje. Gjë e cila tregon se edhe regjimi nuk i kushton rëndësi që armëpushimi të jetë i suksesshëm. Armëpushimi është nën një kërcënim serioz”, tha Dalati.