` . Opozita siriane: Kemi vrarë gjeneralë rusë - TV-SHENJA

Opozita siriane: Kemi vrarë gjeneralë rusë

Burimet e forcave opozitare në Siri pretendojnë se në rajonin e Malit Turkmen (Türkmendağı) të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë në një bastisje ndaj një pikë-takimi ku ishin mbledhur gjeneralë rusë dhe të regjimit janë vrarë 15 ushtarë ku 8 prej tyre janë me gradën e gjeneralit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që kanë dhënë burimet e opozitarëve në Malin Turkmen theksohet se në orët e mbrëmjes një numër i konsiderueshëm gjeneralësh të lartë ishin mbledhur në një pikë mes rajoneve Duvejrik dhe Selma për të diskutuar situatën e sulmeve të ditës djeshme dhe planifikimin e tyre.

Opozitarët e armatosur pasi kanë marrë informacionet për vendin e takimit thuhet se kanë kryer një bastisje ku si pasojë janë vrarë 15 ushtarë nga të cilët 4 gjeneralë rusë dhe 4 gjeneralë të regjimit.

Theksohet se një prej gjeneralëve rusë që ka humbur jetën në sulm njihej me ermin paraprak “Juri” i cili koordinonte sulmet në Malin Turkmen, ndërsa gjeneralët e tjerë mësohet se kanë qenë me gradë gjeneralë brigade.

Emrat e gjeneralëve të vrarë të regjimit sirian në sulm mësohet se janë gjeneral brigade Amid Munzur, gjeneral brigade Ali Xhabir dhe gjeneral brigade Ali Umran. Ndërsa emri i një gjenerali tjetër të regjimit theksohet se është me emrin paraprak “Adnan”.

Në javët e fundit forcat e regjimit me mbështetjen e bombardimeve të rënda të forcave ajore ruse patën shënuar përparime në rajonin e Malit Turkmen të qytetit Latakia në Siri i cila ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë. /AA/

Postime të Ngjajshme