` . Opozita i bën presin Qeverisë greke: Sqarojeni se çfarë bisedoni me Zaevin! (Video) – TV-SHENJA

Opozita i bën presin Qeverisë greke: Sqarojeni se çfarë bisedoni me Zaevin! (Video)

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, kanë sjellur reagime të shumta në skenën politike në Greqi dhe përplasje të reja mes Qeverisë dhe opozitës greke. Përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re Jorgos Kumucakos, edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria greke që të deklarohet se për çfarë saktë negocion, në çka reaguan nga pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias se opozita detajisht ka qenë e njoftuar për pozitat greke në takimin Koxias-Kumucakos.

Jorgos Kumucakos, Demokracia e Re
“Pas deklaratave të Zaevit për Agjencinë MIA, se Shkupi nuk bisedon  për ndryshimin e Kushtetutës, as për emrin  për përdorim të përgjithshëm, përkatësisht erga omnes,  të gjithë grekët pyeten: për çka negocion Qeveria e Cipras, Kamenos, Koxias? Presim përgjigje përfundimtare”.

Reagimit të Kumucakos, pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke i është përgjigjur përmes një komunikate me shkrim se para dy jave, Nikos Kocias e ka njoftuar atë për të gjitha ngjarjet rreth emrit.

MPJ e Greqisë
Gjithsesi nëse Demokracia e Re dëshiron të jetë opozitë  vetëm sa të thuhet, duke i shfrytëzuar si argument deklaratat e kryeministrit të ndonjë vendi tjetër, në rast konkret të IRJM-së, ndërsa jo të kryeministri grek dhe ministrit grek të Punëve të Jashtme ajo është puna e tij. Por, kështu edhe njëherë e tregon madhësinë e papërgjegjësisë në menaxhimin me çështjet kombëtare”.

Reagime dhe akuza të ndërsjella mes Qeverisë dhe opozitës greke ka shkaktuar po ashtu edhe artikulli i së përditshmes “Ta Nea”, në të cilën flitet për tregtimin mes Athinës dhe Berlinit në lidhje me kontestin e emrit. Teuta Buçi /SHENJA/