` . Operacioni "Burimi i Paqes", 550 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë - TV-SHENJA

Operacioni “Burimi i Paqes”, 550 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Gjithsej 550 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri total i terroristëve të neutralizuar të PKK/PYD-YPG-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’ i cili po vazhdon me sukses në lindje të Eufratit, ka arritur në 550”, njoftoi ministria në rrjetin social Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.