` . Operacion i madh antimafia në Itali dhe Shqipëri (Video) – TV-SHENJA

Operacion i madh antimafia në Itali dhe Shqipëri (Video)

Një operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri është zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme. Operacioni i koduar ‘Shefi’, është drejtuar nga Antimafia italiane, ndërsa në të dyja vendet janë arrestuar 43 persona.

Arrestimi i tyre është bërë për trafik marijuane, kokaine e hashashi, të cilat trafikoheshin me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Mësohet se operacioni në fjalë ka nisur në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, për të përfunduar ditën e sotme.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që policia të japë detaje më shumë lidhur me këtë operacion. /GazetaExpress/