` . Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen disa tonë kanabis - TV SHENJA

Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen disa tonë kanabis

Policia e Shqipërisë në një operacion të ndërmarrë gjatë orëve të fundit ka sekuestruar disa tonë lëndë narkotike kanabis staiva, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se operacioni është ndërmarrë në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës, etj, dhe drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Sipas policisë në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim të tij do jepen detaje të tjera, pasi operacioni vijon në disa qarqe.

Postime të Ngjajshme