` . OKB thirrje vendeve të "zvogëlojnë numrin e njerëzve në burgje" - TV-SHENJA

OKB thirrje vendeve të “zvogëlojnë numrin e njerëzve në burgje”

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19) u bëri thirrje vendeve që “të kalojnë në veprim për të zvogëluar numrin e njerëzve në burgje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në në deklaratë me shkrim, Bachelet në kuadër të marrjes nën kontroll të pandemisë që përhapet me shpejtësi në botë u bëri thirrje qeverive që të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e personave në burgje dhe në vendet e tjera të mbyllura.

Ajo nga Twitteri ka postuar një mesazh me video ku ka vënë theksin për zvogëlimin mbipopullimit në burgje. Bachelet tërhoqi vëmendjen se epidemia krahas shtëpive të kujdesit dhe spitaleve psikiatrike ka filluar të godasë edhe burgjet dhe qendrat e rikthimit (të migrantëve).

“Në shumë vende qendrat e paraburgimit (burgjet) janë tej mase të mbipopulluara dhe në disa raste në mënyrë të rrezikshme”, tha Bachelet, e cila qeverive dhe autoriteteve përkatëse u bën thirrje që “të kalojnë në veprim menjëherë për të ulur numrin e njerëzve në burgje”.

– Propozim për “mundësinë e kufizimit të vizitave”

Lidhur me parandalimin e epidemisë Covid-19, Bachelet tha se mund të kufizohen vizitat për institucionet e mbyllura por këto masa duhet të zbatohen në mënyrë transparente.

Komisionerja e Lartë e OKB-së vuri në dukje vështirësitë dhe situatat e mundshme të rrezikshme që do të krijojë ndërprerja e menjëhershme e kontaktit me botën e jashtme. Ajo vendosi në rend dite masat alternative në disa vende të tilla si, takimet nëpërmjet video-konferencës, zgjatjen e kohës së bisedave telefonike me anëtarët e familjes dhe lejimin e komunikimit me e-mail.