` . OKB: Rritja ekonimike e Afrikës do të përshpejtohet në vitin 2016 - TV-SHENJA

OKB: Rritja ekonimike e Afrikës do të përshpejtohet në vitin 2016

Ritja ekonomike në Afrikë do të përshpejtohet në vitin 2016, flasin të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Parashikimi për ekonominë afrikane është rritje me 4.4 përqind që është më e lartë se ajo e vitit të kaluar prej 3.7 përqind, të dhëna këto të publikuara në raportin e “World Economic Situation and Prospects”.

Afrika Lindore parashikohet të ketë rritje më të shpejtë krahasuar me rajonet tjera të Afrikës me 6.8 përqind, ndërsa Afrika e Jugut rritjen më të ngadalshme me 3.0 përqind.

Rritja e kërkesave vendore të shoqëruara me një ambient të përmirësuar të biznesit në rajon dhe me rritjen e investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturë, paraqesin lokomotivën e rritjes së ekonomisë afrikane, thuhet në raport.

Një sfidë për shtetet afrikane mbetet inflacioni i lartë i cili vitin e kaluar ishte 7.5 përqind, ndërsa raporti i Kombeve të Bashkuara për vitin 2016 parashikon inflacion prej 6.7 përqind nga shkaku i çmimeve më të ulëta për ushqimin dhe energjinë.

Postime të Ngjajshme