` . OKB: Mbi 24.000 refugjatë kanë hyrë të Evropë në vitin 2019 - TV-SHENJA

OKB: Mbi 24.000 refugjatë kanë hyrë të Evropë në vitin 2019

Më shumë se 24.000 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019, njoftoi të premten agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton AA.

Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona humbën jetën në det.

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, afër 37.000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Evropë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin e Mesdheut.

Sipas përfaqësueses së IOM në Spanjë, Ana Dodevska, 8.523 burra, gra dhe fëmijë arritën në këtë shtet që nga fillimi i vitit 2019, që paraqet një ulje në krahasim me 9.315 personat e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Nga përfaqësia e IOM-it në Spanjë thonë se mesatarisht 40 emigrantë në ditë arrinin në këtë shtet në dy javët e para të muaji qershor të vitin 2019, një numër shumë më i ulët në krahasim me 230 personat në ditë që arrinin në qershor të vitit 2018.

Nga ana tjetër, Greqia ka pranuar 11.683 persona në vitin 2019, pothuajse njëjtë sa kishte pranuar në vitin e kaluar, respektivisht 11.812 persona.

Në një kumtesë tjetër nga IOM thuhet se mijëra persona të humbur në Mesdheun Qendror akoma duhet të identifikohen.

Sipas Qendrës për analizë të të dhënave për emigracionin botëror (GMDAC) pranë IOM-it dhe projektit për emigrantët e zhdukur, rreth 5.000 trupa janë nxjerrë nga gjithsej 15.000 viktimat nga viti 2014 në rrugën nga Afrika Veriore për në Itali.

Shkalla e identifikimit në Itali dhe Maltë ka qenë në rangun prej vetëm një në pesë viktima mes viteve 1990 dhe 2013.

“Ky raport i ri i IOM-it tregon për mungesën e shpërndarjes së autoriteteve italiane, si dhe për mungesën e një trupi të dukshëm dhe të centralizuar për të ofruar mbështetje, informata kthesë dhe transparencë për familjet që raportojnë për persona të zhdukur, si dy arsyet që qëndrojnë pas shkallës së ulët të identifikimit”, thuhet në raportin e IOM-it.

“Mijëra familjarë të emigrantëve të zhdukur mbeten në harresë. Ata përballen me zhdukjen e të dashurve të tyre të cilët mund asnjëherë të mos njihen apo të konfirmohen”, tha drejtori i GMDAC-së, Frank Laczko.

Në muajin janar, agjencia e OKB-së raportoi se gjithsej 30.510 emigrantë humbën jetën mes viteve 2014 dhe 2018 përderisa realizonin udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë.