` . OKB kritikon Greqinë për kampet e refugjatëve – TV-SHENJA

OKB kritikon Greqinë për kampet e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se kushtet e jetesës në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët e evakuuar nga kampi Idomeni në kufirin Greqi-Maqedoni janë “nën standardet minimale”, raporton agjencia Anadollu.

Melissa Fleming, një prej zëdhënësve të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se është shumë shqetësuese që kushtet e jetesës janë të pamjaftueshme në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët.

“Kushtet e jetesës në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët e evakuuar nga kampi Idomeni janë edhe nën standardet minimale. Disa nga refugjatët janë transferuar në depo dhe fabrika të braktisura. Çadrat janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe të pa ajrosura. Ushqimet, dushet, WC-të dhe energjia elektrike janë të papajtueshme”, ka pohuar Fleming.

Zëdhënësja Melissa Fleming ndër të tjera i ka bërë thirrje Greqisë që me mbështetjen financiare të ofruar nga Bashkimi Europian të përmirësojë kushtet e jetesës në kampet e reja.