` . OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar – TV-SHENJA

OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan rrjetin social Facebook për “rol vendimtar” në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit tha se Facebook është “shndërruar në bishë”.

Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht.

Misioni Faktmbledhës i OKB-së në Mianmar tha se Facebook “ka kontribuar substancialisht në nivelin e armiqësisë te publiku i gjerë kundër myslimanëve Rohingya”.

“Gjuha e urrejtjes sigurisht që është pjesë e kësaj”, tha kreu i misionit të OKB-së, Marzuki Darusman.

Facebook, në reagim, tha se nuk ka “vend për gjuhë të urrejtjes” në këtë platformë. /rel/