` . OKB dërgon ndihma për popullin sirian - TV-SHENJA

OKB dërgon ndihma për popullin sirian

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar në Siri 18 maune me ndihma humanitare, raporton AA.

Ndihmat kaluan përmes pikës kufitare Cilvegözü që ndodhet në provincën turke të Hatay-it, dhe janë dedikuar për popullin sirian që jeton në qendër dhe në periferi të Idlibit.

Kombet e Bashkuara shpesh dërgojnë ndihma humanitare në Siri përmes Turqisë, në mënyrë që të paktën të lehtësojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhet populli i atjeshëm nga shkaku i luftës e cila po zgjat për gati një dekadë.

Ndihma e Kombeve të Bashkuara më së shpeshti arrin në Idlib, ku ndodhet një numër i madh civilësh.