` . OKB dërgon 32 maunë me ndihma në Siri - TV-SHENJA

OKB dërgon 32 maunë me ndihma në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë dërguar 32 maunë me ndihma humanitare për popullin në Siri, raporton AA.

Maunët me ndihma kanë kaluar përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu, në distriktin Reyhanli, në provincën turke Hatay.

Ndihma është dedikuar për popullin në Idlib dhe periferinë e tij.

Kujtojmë se OKB-ja dje dërgoi 33 maunë me ndihma.