` . OKB dënon shkeljet kundër armëpushimit në Libi - TV-SHENJA

OKB dënon shkeljet kundër armëpushimit në Libi

Zyra e Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, ka dënuar sulmet e ndërmarra ndaj aeroportit Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nëpërmjet llogarisë zyrtare në rrjetet sociale, Zyra e Përfaqësuesit Special të OKB-së dënoi shkeljet kundër armëpushimit të filluar më 12 janar si dhe sulmet e ndërmarra kundër aeroportit Mitiga i cili është në cilësinë e një dritareje që hapet në botë për mijëra libianë në Tripoli.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se shkeljet në fjalë janë kryer ndërkohë që OKB me tre tryeza të ndryshme të bisedimeve përpiqet ti japë fund konfliktit në Libi dhe të gjejë zgjidhje të përhershme ndaj krizës dhe problemeve të popullit libian. Në deklaratën e OKB-së nuk janë ndarë informacione lidhur me sulmin ndaj aeroportit në kryeqytet dhe në lidhje me autorët e shkeljeve të tjera kundër armëpushimit.

Milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, që prej tre ditësh kanë vendosur nën objektiv me armatime të ndryshme aeroportin Mitiga i cili është aeroporti i vetëm civil në kryeqytet. Gjithashtu si pasojë e sulmeve janë shënuar ndërprerje të udhëtimeve në aeroportin i cili është vendosur për të pestën herë në objektivin e sulmeve brenda këtij muaji.