` . OKB: Çmimet e ushqimit shënojnë rritje në nivel global – TV-SHENJA

OKB: Çmimet e ushqimit shënojnë rritje në nivel global

Çmimi global i ushqimit është rritur me 8.2 për qind në vitin 2017, flasin të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrokulturë (FAO) të publikuara të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

“Indeksi i FAO-s për ushqim në vitin 2017 ka qenë 174.6 pikë, një rritje me 8.2 për qind krahasuar me vitin paraprak, që është më i larti prej vitit 2014”, thonë nga organizata në fjalë.

Indeksi i Çmimit të Ushqimit, të cilin e përpilon FAO, ndjekë çmimet në tregjet ndërkombëtare të pesë grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Të gjitha nënindekset, përveç ai i sheqerit ka qenë më i lartë në vitin 2017, thuhet më tej në raport.

Indeksi i çmimeve të qumështit shënoi rritjen më të madhe vjetore me 31.5 për qind më shumë se vitin e kaluar, ndërkohë që çmimet e mishit shënuan një rritje me 9 për qind.

Vaji i perimeve dhe çmimet e drithërave gjithashtu u rritën, i pari me 3, ndërsa i fundit me 3.2 për qind.

“Çmimi i sheqerit është për 11.2 pqër qind më i ulët në krahasim me vitin paraprak, kryesisht nga shkaku i rritjes drastike të prodhimit në Brazil, prodhuesin më të madh në botë të sheqerit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, çmimi i ushqimit shënoi një ulje me 3.3 për qind krahasuar me nëntorin e të njëjtit vit.

Indeksi i matjes së ndryshimeve ndërkombëtare të çmimeve të shportës së konsumatorit, në dhjetor të vitit të kaluar qëndroi në 169.8 pikë, 3.3 për qind më pak nga muaji paraprak.