` . OKB: Çdo e 9-ta vajzë në botë martohet para moshës 15 vjeçare - TV-SHENJA

OKB: Çdo e 9-ta vajzë në botë martohet para moshës 15 vjeçare

Menaxhuesja rajonale e Programit për Ndihma Humanitare të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën, Duygu Arığ thotë çdo e nënta vajzë në botë martohet para moshës 15 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çdo e 9-ta vajzë në botë martohet para moshës 15 vjeçare. Sipas parashikimeve në 5 vitet e ardhshme 70 milionë vajza do të martohen në moshën fëmijërore”, thotë Arığ.

“Paneli i Ndërgjegjësimit ndaj Martesave në Moshën Fëmijërore”, i organizuar nga Fondi i OKB-së për Popullatën dhe Shoqata e Solidaritetit për Refugjatë dhe Emigrantë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian u mbajt në një hotel në Taksim të Stambollit. Në panel morën pjesë rreth 250 gra refugjate nga Siria të cilat janë nën mbrojtje të përkohshme në Stamboll.

Gjatë fjalimit të saj në hapjen e panelit menaxhuesja rajonale e Programit, Arığ tha se martesat në moshën fëmijërore janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Ajo tha se vendimi për atë se me kë dhe kur do të martohesh duhet të jetë vendim i cili do të merret në mënyrë të lirë, pa frikë, përpjekje për bindje dhe presion. “Vendimi për martesë nuk merret vetëm kur e ndieni veten të gatshëm, por në të njëjtën kohë edhe kur të jeni të rritur”, tha Arığ.

Sipas saj, martesat në moshën fëmijërore ndikojnë edhe te vajzat dhe te djemtë. Arığ thotë se martesat në moshën fëmijërore janë një problem global.

“Martesa në moshën fëmijërore mund të jetë pjesë e një tradite apo familje dhe mund ta bëjnë këtë për të siguruar të ardhmen e vajzave të tyre. Sidomos varfëria dhe gjendja e krizave humanitare, mund të çojnë familjet në iluzione se po veprojnë në dobi të fëmijëve të tyre, por martesat në moshën fëmijërore shkaktojnë të kundërtën e kësaj, një pengesë të madhe në jetën e tyre të shëndetshme dhe prodhuese”, tha Arığ.

Më tej Arığ shtoi se ligjet për këtë deri diku janë aktive dhe se për ndalimin e martesave të moshës fëmijërore duhet të ndryshohet qëndrimi i njerëzve ndaj këtij fenomeni.

Ndërsa koordinatorja e projektit nga Shoqata e Solidaritetit për Refugjatë dhe Emigrantë, Ece Beyazıt thotë se martesa e fëmijëve në moshë të hershme është një problem i cili mund të zgjidhet përsëri nga femrat.

Në panel, ekspertët do të tregojnë për gratë nga Siria, arsyet shëndetësore, juridike dhe fetare dhe përse nuk duhet të bëhen martesat në moshën fëmijërore.

Postime të Ngjajshme