` . Ofertë e ‘çmendur’ për Ronaldon, do të thyhet rekordi botëror – TV SHENJA

Ofertë e ‘çmendur’ për Ronaldon, do të thyhet rekordi botëror

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Portugezi i ka kumtuar këtë lajm shokëve të skuadrës, ndërsa mediat më të mëdha botërore kanë filluar të shkruajnë për klubin e ri të portugezit.

Së fundmi është zbuluar edhe një ofertë e ‘çmendur’ nga gjiganti francez, Paris Saint Germain.

PSG e dëshiron transferimin e Ronaldos që disa vite, ndërsa tani duket se është më afër se asnjëherë më parë.

Sipas asaj që ka shkruar sot ‘Corriere Dello Sport’, gjiganti francez ka ofruar 140 milionë euro në drejtim të Real Madridit për Ronaldon.

Ndërkohë, katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ka para vetës një kontratë katër vjeçare.

Në rast transferimi në PSG, Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro pagë vjetore, që është më e larta e ndonjë futbollisti në Evropë.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do ta pranojë ofertën prej 140 milionë eurove dhe në rast se një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë Ronaldo do të bëhej përsëri futbollisti më i shtrenjtë në histori.

 

Postime të Ngjajshme