` . OEMVP jep rekomandime për planin qeveritar (Video) – TV-SHENJA

OEMVP jep rekomandime për planin qeveritar (Video)

OEMVP e vlerëson si pozitiv dhe transparent qasjen e Qeverisë në sjelljen e Ligjit për përkrahje financiare të investimeve. Në konferencë për media nga OEMVP njoftoi se ka edhe rekomandimet e saja, të cilat do t’i dërgojnë në Qeveri, si dhe do t’i vendosin në sistemin elektronik për rregullativë. Nga OEMVP vlerësojnë se propozim teksti i ligjit është shpallur me vonesë, pasi që Qeveria që nga shtatori i vitit 2017 i kishte të definuara shtyllat për përkrahjen e bizneseve, që e përbëjnë bazamentin e ligjit.

Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

“Gjatë përpilimit të propozim ligjit organet kompetente paraprakisht duhet të kenë parasysh faktin se i njejti mund të bie ndesh me disa ligje të caktuara. Në bazë të kësaj dinamike, sjellja e ligjit në Kuvend do të shtyjë mundësinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve nga ana e bizneseve që targetohen me shtyllën e tretë, përkatësisht ndërmarjet e vogla dhe të mesme”

Nga OEMVP vlerësojnë se me rëndësi është edhe mbrojtja e konkurencës në treg, ndërsa me këtë ligj, nuk parashihet ndonjë kompentencë e Komisionit për mbrojtje të konkurencës. Drejtori ekzekutiv Iseni, duke i numëruar rekomandimet ndaj Qeverisë, tha se me këtë ligj nuk janë përfshirë të gjithë sektortët.

Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

”Të përfshijë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në tekstin e ligjit e jo të sjellen akte nënligjore; Në kuadër të ligjit të zgjërohet lista me sektorët tjerë që kanë potencial të madh për ekonominë vendore; Të punohet në mënyrë paralele edhe në sjelljen e rregulloreve të nevojshme për zbatim të ligjit; Të koordinohen më mirë me organet tjera kompetente për ndihmën shtetërorë dhe të eliminiohet kolizioni potencial me ligjet tjera”

Gjithashtu, OEMVP thekson se me ligjin e ri nuk parashihet mundësi e ndihmës për ekipim, apo trajnim të kuadrove profesionale për implementim të projketeve investuese nga investitorët potencial. Mefail Ismaili /SHENJA/