` . OEMVP dhe LSDM takim për zhvillimin ekonomik - TV-SHENJA

OEMVP dhe LSDM takim për zhvillimin ekonomik

Në kuadër të takimeve konsultative që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi me përfaqësuesit e partive politike mbi platformën ekonomike të saj, kjo odë përpiloi masat e nevojshme që duhet zbatuar me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit të cilat i prezantoi sot para përfaqësuesve të LSDM-së. Kryetari I kësaj ode, Nebi Hoxha, tha se si sektor i biznesit dëgjuan propozimet dhe platformën ekonomike të LSDM si dhe kanë dhënë sugjerimet dhe rrugën për një perspektivë më të mirë për të ardhmen e vendit.

“Pra, në këtë drejtim, ne si odë ekonomike do të jemi në vëzhgim dhe do të japim propozimet tona dhe platformën tonë ekonomike me të cilën mendojmë se do të jetë një platformë e shëndoshë dhe një platformë e cila do të jep një rezultat pozitiv në zhvillimin e vendit tonë. Kjo do të thotë jemi në bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe shpresojmë se në mandatin e ardhshëm do të jemi ata që do të përcaktohemi për cilin subjekt varësisht nga ajo cili subjekt politikë do të mbështesë kërkesat e sektorit të biznesit pranë OEMVP-së”, deklaroi Nebi Hoxha, Kryetar i OEMVP.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Hoxha thanë se është reale të pritet që paga minimale të jetë 16 mijë denar. Ndërkohë, Zaev shtoi se në takim është biseduar për të gjitha detajet që janë të rëndësishme nga aspekti afarist të perspektivës së ardhshme të Maqedonisë tonë.

“Jam i lumtur që numër i madh nga ajo që është e inkorporuar në programin tonë është veç më e projektuar në pritjet e tyre të ardhshme. Një pjesë e mësuam që të mundemi edhe në të ardhmen, ne si politikan që ta realizojmë në periudhën që është para nesh. Unë jam i bindur që bashkëpunimi i inkluzivitetit të plotë me bashkësinë afariste përmes odave, mund të jetë në interes të ndërsjelltë i të gjithëve në Maqedoni “, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore gjithashtu ka kërkuar të ndryshohet forma e funksionimit të Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendojmë se ky sekretariat duhet të ndryshojë formën e funskionimit prej një sekretarijat  i cili njihet si mundësi e punësimit ose përmbushjes së MO për përfaqësim adekuat të komunitetit shqiptar në institucionet publike të kalon në një mekanizmi kontrolli të implementimit të MO dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllim ciklin e implementimit ose jo të MO në Maqedoni”, tha Fatmir Bytyqi, OEMVP.

Kërkesat që dalin nga biznesmenët e OEMVP-së drejtuar partive politike, përfshirë edhe  LSDM-në janë: transparencë dhe llogaridhënie, zvogëlim të pabarazisë së zhvillimit rajonal, braktisje të mitit për fuqi të lirë punëtore, masa të reja për rritjen e punësisë, angazhim serioz për rritje të BPV-së më shumë se 4%.

Teuta Buçi /SHENJA.

OEMVP dhe LSDM takim për zhvillimin ekonomik by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme