` . Oda Ekonomike: Zejtarët ilegalë e dëmtojnë shtetin (Video) – TV-SHENJA

Oda Ekonomike: Zejtarët ilegalë e dëmtojnë shtetin (Video)

Qyteti i Shkupit ka gjithsej  5000 zejtarë, por sa dyfishi i këtij numri kryejnë veprimtari ilegale. Këtë ankesë e shfaqi kryetari i Odës së Zejtarëve, Petrov Nikolla, i cili thotë se kjo situatë patjetër duhet të ndryshohet, pasi nga kjo pëson dëm shteti, por edhe institucionet.

Petrov Nikolla, kryetar i Odës së Zejtarëve
“Zejtarë dhe kryerës të kësaj veprimtarie, Qyteti i Shkupit ka 5000. Por, pothuajse dyfish më shumë punojnë ilegalisht. Kaloni nga tregjet, kaloni nga rrugët, kaloni nga të gjitha vendbanimet dhe mund të gjeni zejtarë ilegal. Ndërsa, mos të flasim për ata që nuk janë të dukshëm, ata që rregullojnë makineri, frigorifer, zdrukthtari, e kështu me radhë, numrin e tyre as shteti nuk e din dhe as ne”.

Sipas Biljana Sërbinovska, përfaqësuese nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në vitin 2018 janë kryer gjithsej 119 kontrolle në këtë drejtim dhe prej tyre disa i kanë paguar sanksionet dhe disa jo.

Biljana Sërbinovska, Inspektorati Shtetëror i Tregut
“Në fushën e zejtarëve ka më shumë vepra që në praktikë konstatohet se kryhejnë aktivitete të pa regjistruara, më shumë janë tek automekanikët, aktivitetet kozmetike, shërbime me fotografi dhe më së shumti kryhen në shtëpitë e tyre personale. Sasia e sanksioneve për aktivitete të paregjistruara është 250 euro”.

Sërbinovska shfaq edhe një problem, atë të mungesës së numrit të mjaftueshëm të inspektorëve, gjë që e bënë punën e tyre terren të mos jetë efektive, aq sa duhet.

Sipas Odës së Zejtarëve, ka mungesë të madhe të kuadrove nëpër zanate të caktuara. Të rinjtë çdo herë e më shumë qëndrojnë larg qasjes në këto veprimtari edhe pse siç bënë të ditur ata është më e pagueshme. Ndërkaq, ditë më parë, në Qeveri u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për një fushatë e cila do e promovojë arsimin profesional. Emine Ismaili /SHENJA/