` . Obama kujton ngjitjen e Hitlerit si një paralajmërim të ashpër drejtuar Amerikës (ta ketë me Trump?) – TV-SHENJA

Obama kujton ngjitjen e Hitlerit si një paralajmërim të ashpër drejtuar Amerikës (ta ketë me Trump?)

Ish-Presidenti Barak Obama ka paralajmëruar për brishtësinë e demokracisë amerikane, duke iu referuar rritjes së Gjermanisë naziste në vitet 1930.

Duke folur gjatë një sesioni të pyetjeve dhe përgjigjeve në Klubin Ekonomik të Çikagos të martën, Obama paralajmëroi kundër rritjes së nativizmit në Amerikë.

“Ne duhet të mbështetemi në këtë kopsht të demokracisë, në të kundërtën gjërat do të rrënohen shpejt”, tha Obama.

“Kjo është ajo që ndodhi në Gjermani në vitet 1930, e cila, pavarësisht demokracisë së Republikës së Weimarit dhe shekujve të arritjeve të nivelit të lartë kulturor dhe shkencor, Adolph Hitler u ngrit në dominim”, tha ai, shkruan gazeta Crain’s Chicago Business.

“Gjashtëdhjetë milionë njerëz vdiqën,” shtoi ai. “Pra, ju duhet t’i kushtoni vëmendje. Dhe të votoni”.

Edhe pse Obama nuk e përmendi Donald Trump-in me emër, disa besonin se komentet e tij thumbonin presidentin e tanishëm të SHBA dhe retorikën e tij “Make America Great Again”, e cila sipas kritikëve ka nxitur nacionalizmin.

Trump është akuzuar për nxitjen e ndjenjës anti-muslimane nëpër SHBA, shkruan The Independent.

Në nëntor, Presidenti ishte shënjestër e kritikave për ripostimin e një videoje inflamatore nga llogaria Twitter e një organizate ultra-nacionaliste britanike, e cila përmbante përmbajtje anti-muslimane.

Veprimet e tij u qortuan publikisht nga kryeministrja britanike Theresa May, zëdhënësi i të cilës zyrtarisht dënoi veprimet e presidentit si “të gabuara”. /tesheshi.com/