` . Nurmagomedov mposht Poirierin dhe mbron titullin në UFC - TV-SHENJA

Nurmagomedov mposht Poirierin dhe mbron titullin në UFC

Khabib Nurmagomedov ka arritur të mbrojë titullin në peshat e lehta në UFC 242, pasi ka mposhtur Dustin Poirier, raporton Shenja. Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani i Rusisë e nisi mirë meçin duke i krijuar vështirësi kohë pas kohe amerikanit, mirëpo ky i fundit arriti të qëndrojë mirë në dy raundet e para kundrejt Nurmagomedovit, transmeton Shenja.

Megjithatë raundi i tretë rezultoi të jetë i kobshëm për Poirier, pas një shtrëngimi të fortë në qafë që i bëri Nurmagomedov. Pas këtij shtrëngimi Poirier u detyrua të dorëzoj meçin, me Nurmagomedov i cili konfirmohet kampion i padiskutueshëm në peshat e lehta.

Samir Sinani /SHENJA/