` . Nuk përputheshin të dhënat, KSHZ anulon dy vendvotime në Kavadar - TV-SHENJA

Nuk përputheshin të dhënat, KSHZ anulon dy vendvotime në Kavadar

KSHZ-ja vendosi të anulojë votimin në dy vendvotime në Kavadar për shkak të mospërputhjes së numrit të personave të regjistruar në listë se kanë votuar dhe fletëve të votimit në kuti. Bëhet fjalë për vendvotimet 0684/1 dhe vendvotimin 0682. Në vendvotimin 0684/1 ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal. KSHZ-ja mori edhe vendim për shkarkimin e tyre. Në vendvotimin 0682 lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit ka votuar dhe më vonë është konstatuar se nuk është e regjistruar në atë vendvotim për shkak se ka ndryshuar adresën.