` . “Nuk ju gjurmojmë dot”, zbulohet telefonata e fundit e pilotit pak sekonda para rrëzimit të helikopterit - TV-SHENJA

“Nuk ju gjurmojmë dot”, zbulohet telefonata e fundit e pilotit pak sekonda para rrëzimit të helikopterit

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik, që tronditi botën, ku nga rrëzimi i helikopterit humbi jetën ylli botëror i basketbollit, Kobe Bryant, dhe vajza e tij 13-vjeçare. Mediet e huaja kanë zbardhur telefonatën e fundit mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajror, pak para se helikopteri të rrëzohej.

Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës, para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.

Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror pak më parë për kushtet e motit, ndërkohë që këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor të rajonit.

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.