` . Nuk është nafta por njeriu! Fondi i shtetit norvegjez tejkalon 1.000 miliardë dollarë - TV-SHENJA

Nuk është nafta por njeriu! Fondi i shtetit norvegjez tejkalon 1.000 miliardë dollarë

Fondi norvegjez i Investimeve Shtetërore, i cili njihet si më i madhi në botë, e ka rritur vlerën e tij në një rekord prej 10,000 miliardë koronë norvegjeze (1.090 miliardë dollarë), i nxitur nga rritja e stoqeve globale dhe forca e euros dhe dollarit.

“Kur u krijua fondi, askush nuk mendoi se do të tejkalonte 10,000 miliardë koronë. Ne ishim me fat që zbuluam naftën”, tha Yngve Slyngstad, drejtori i përgjithshëm i fondit.

“Kthimi i investimeve në tregjet financiare globale ka qenë aq i madh sa mund të krahasohet me rizbulimin e naftës”, i tha ai Reuters-it.

Fondi arriti vlerën e 10,000 miliardë koronë për herë të parë të premten në mëngjes, që do të thotë se më shumë se 200,000 dollarë janë shpenzuar për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Norvegji.

Fondi është themeluar në vitin 1996 për të ruajtur të ardhurat nga nafta për gjeneratat e ardhshme. Vlera e saj aktualisht është pothuajse tre herë më shumë se vlera e produktit të brendshëm bruto vjetor të Norvegjisë, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e tij në origjinë.

Norvegjia është modeli më i suksesshëm në botë i menaxhimit të naftës si pasuri natyrore. Kjo, falë një inxhinieri irakian që hartoi një plan menaxhues që në vitet ’70 mbi naftën norvegjeze, duke e ccuar vendin nordik drejt një bumi ekonomik. Pra, nuk është nafta në vetevete por njeriu! /tesheshi.com/