` . BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit - TV-SHENJA

BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit

BE përsërit qëndrimin kundër njohjes së sovranitetit izraelit mbi territoret duke përfshirë Lartësitë e Golanit, të pushtuara që nga viti 1967 nga ana e Izraelit.

Ditë më parë pas deklaratave të presidentit amerikan për njohjen e Lartësive të Golanit si territor izraelit, ka reaguar BE-ja duke e ripërsëritur se qëndrimi i tyre për Lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraeli nuk ka ndryshuar.

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së. BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi rajonet e pushtuara nga qershori i vitit 1967, përfshirë edhe Lartësitë e Golanit, dhe nuk i konsideron këto rajone si pjesë e Izraelit”, thuhet në deklaratën e BE-së.