` . Njihuni me telefonin më të ri me dy bateri (Video) – TV SHENJA

Njihuni me telefonin më të ri me dy bateri (Video)

Kompania e njohur kineze Gionee ka lansuar zyrtarisht smartfonin e saj të ri të quajtur M2017.

E veçanta te ky Gionee M2017 është se ai vjen me dy bateri të cilat kanë kapacitet nga 3500 mAh, që i bie se në total ka kapacitet prej 7000 mAh.

Kompania thotë se me një mbushje të baterisë (apo baterive) mund të flisni pothuajse 32 orë dhe mund të shikoni video pa ndërprerë deri në 26 orë, apo përdorim mesatar disa ditor.

Sa i përket specifikave tjera, ky smartfon vjen me ekran të lakuar HD AMOLED 5.7-inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë, procesor Snapdragon 653 SoC, 6 gigabajt RAM memorie dhe memorie të brendshme në dy versione: me 128 dhe 256 gigabajt.

Postime të Ngjajshme