` . Njihuni me aplikacionin e ri të Facebook që do të ndajë Instagramin në dy - TV-SHENJA

Njihuni me aplikacionin e ri të Facebook që do të ndajë Instagramin në dy

Facebook po zhvillon një aplikacion të ri komunikimi të quajtur Threads i cili është krijuar për të promovuar shpërndarjen konstante të përmbajtjeve mes miqve të afërt dhe familjes.

Threads është dizajnuar si një aplikacion shoqërues në Instagram dhe fton përdoruesit të ndajnë vendndodhjen e tyre, shpejtësinë dhe jetëgjatësinë e baterisë me miqtë së bashku me mesazhe tipike me tekst, fotot dhe video duke përdorur mjetet kreative të Instagram.

Aplikacioni po testohet së brendshmi në Facebook dhe është krijuar posaçërisht për listën “Close Friends.”

Në Maj Instagram ndaloi punën në aplikacionin e komunikimit Direct të cilin e ka zhvilluar që prej 2017. Atë kohë ekzekutivët thanë se testuesit beta nuk e pritën mirë faktin që duhet të kalojnë nga Instagram në një aplikacion sekondar për të dërguar një mesazh.

Por interesi i Facebook për të ndërtuar eksperienca të reja komunikimi nuk mbaroi aty. Mbase një aplikacion komunikimi me miqtë e ngushtë mund të provojë më popullor.

Sot këtë rol e luan Snapchat për një pjesë të madhe të përdoruesve të tij. Raportimet tregojnë se një përdorues i Snapchat shpenzon më shumë kohë brenda aplikacionit sesa një përdorues i Instagram.

The Verge ka publikuar edhe disa foto të aplikacioni. Orientimi kryesor i Threads mbetet dërgim i mesazheve. Në pamjen kryesore shfaqen mesazhet me një pikë jeshile e cila tregon nëse miqtë tuaj janë aktiv. Nëse një mik i juaj ka postuar një histori, mund ta shikoni nga aplikacioni Threads.

Ky i fundit ka edhe një kamër të integruar që mund ta përdorni për të kapur foto dhe video dhe tua dërgoni miqve të ngushtë. Nuk dihet se kur Threads do të debutojë. Mbase Facebook mund të tërhiqet përpara se ta lançojë aplikacionin për publikun ashtu siç bëri me aplikacionin Direct.
Por CEO i kompanisë Mark Zuckerberg është shprehur se komunikimin privat e sheh si të ardhmen e kompanisë së tij. Threads është përpjekja më e fundit e kompanisë për ta shndërruar këtë vizion në një realitet. /PCWorld Albanian