` . Një tërmet i fuqishëm godet ishujt Solomon - TV SHENJA

Një tërmet i fuqishëm godet ishujt Solomon

Një tërmet me fuqi prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka godiur ishujt Solomon.

Sipas Qendrës amerikane për hulumtime gjeologjike (USG) epiqendra e tërmetit ka qenë 108 kilometra në perëndim të qytetit Kirakira, ndërsa në thellësi prej 46 kilometrave.

Nuk është dhënë alarm për cunami, ndërsa nuk ka informacione nëse janë shkaktuar dëme materiale. Muajin e kaluar ishujt u goditën nga tërmetet me fuqi prej 7.8 dhe 6.9 ballë.

Postime të Ngjajshme