` . Një shtetas i Greqisë është gjetur i vdekur në Maqedoni - TV-SHENJA

Një shtetas i Greqisë është gjetur i vdekur në Maqedoni

Një shtetas i Greqisë është gjetur i vdekur në një parking në Prilep, ka bërë të ditur MPB, transmeton SHENJA.
Sipas policisë, dje rreth orës 23:50 ne Prilep është denoncuar se në një hapësirë për parkim në makinën “Nisan Mikra” me targa të Greqisë, është gjetur i vdekur B.M (49).
Nga ana e Mjekut është konstatuar vdekje pa shenja të dhunës.
Hetim në vendngjarje është kryer nga ana e Prokurorit Publik dhe ekip i SPB Prilep.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Postime të Ngjajshme