` . Një restorant holandez kështu do të fillojë punën pas koronës! (FOTO) - TV-SHENJA

Një restorant holandez kështu do të fillojë punën pas koronës! (FOTO)

Një restorant në Holandë e ka kuptuar se si të ofrojë shërbime në natyrë në kohë krize koronare – ndarje të vogla qelqi për dy ose tre që krijojnë një zonë intime, raporton Reuters.

Kamerieri me maskë e doreza sjellë ushqimin duke mbajtur distancën nga mysafirët e restorantit.

Edhe pse koncepti aktualisht po testohet vetëm për familjen dhe miqtë, punonjësit e restorantit ETEN, i cili është pjesë e qendrës së artit Mediamatic, thonë se duket magjepsëse pasi të ftuarit shijojnë një vakt nën dritën e qirinjve me pamje nga uji.

“Eshtë shumë e këndshme, është e këndshme dhe ushqimi është i shkëlqyeshëm”, tha Janita Vermeulen, e cila ishte e ftuar në një darkë-test.

Organizatorët e quajnë projektin “Serat speciale”.

Restorantet holandeze do të jenë të mbyllyra deri më 19 maj. /tesheshi/

Mediamatic Amsterdam