` . Një polic i vdekur në Prilep, i qëlluar në kokë, me pistoletën zyrtare në dorë – TV-SHENJA

Një polic i vdekur në Prilep, i qëlluar në kokë, me pistoletën zyrtare në dorë

Një polic është gjetur i vdekur në Prilep. Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se viktima është gjetur në pozitë të shtrirë në automjetin e tij, i qëlluar në kokë dhe me pistoletën zyrtare në dorë.

Prokurori ka dhënë urdhër të merret mjeti dhe shenjat të cilat mund të shfrytëzohen si dëshmi, si dhe ka dhënë urdhër për obduksion mbi trupin e të ndjerit dhe të vërtetohet arsyeja e vdekjes. Viktima ishte 45-vjeçar dhe ishte i punësuar në stacionin policor në Prilep. /SHENJA/