` . Një milion denarë nga Agjencioni për Rini dhe Sport për Besir Alilin - TV-SHENJA

Një milion denarë nga Agjencioni për Rini dhe Sport për Besir Alilin

Agjencioni për Rini dhe Sport ka ndarë një milion denarë për mundësin Besir Alili, i cili fitoi medaljen e artë në garat evropiane për kadetë, në kategorinë deri në 48 kilogram.
Vendimin e kumtoi drejtori i Agjencisë dhe sport, Darko Kaevski gjatë pranimit të organizuar në nder të suksesit të Alilit.
“Në periudhën e ardhshme presim që Besiri ynë të ushtroj me përksuhbtim, të dëgjoj këshillat e trajnerit të tij dhe me përkushtim maksimal një dit të trashëgoj emrat e mëdhenj të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e mundjes në shtetin tonë”, ka deklaruar Darko Kaevski. /SHENJA/