` . Një Mesi i ri po lind te Barcelona (Video) – TV-SHENJA

Një Mesi i ri po lind te Barcelona (Video)

Një Lionel Mesi i ri po lind brenda kampit blaugranas.

Bëhet fjalë për talentin 12-vjeçar, Cristobal Munoz, të cilin kuqeblutë ia “rrëmbyen” Malagas marsin e vitit 2017.

Mediat sportive katalanase e cilësuan lëvizjen si “rrëmbim i të riut më me perspektivë në futbollin spanjoll”.

Edhe pse është ende i ri, Cristobal ka treguar shkëndijat e talentit të tij me fanellën e Barcelonës.

Ajo që ka tërhequr më shumë mediat sportive dhe tifozët e Barcelonës është ngjashmëria e skajshme e të riut me Messin.

12-vjeçar ka të njëjtat tipare me “pleshtin”, driblon në mënyrë të habitshme.