` . Një ish-police kërkohet për grabitjen në Aeroportin e Tiranës - TV-SHENJA

Një ish-police kërkohet për grabitjen në Aeroportin e Tiranës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpallur në kërkim një ish-efektive të policisë lidhur me grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Burime të RTV Ora kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasen E.Bici, e cila dyshohet se ka ndihmuar për djegien e furgonit të dytë në Bathore.

Më herët, Gjykata për Krime të Rënda i ka lënë në arrest me burg 3 të arrestuarit tjerë në lidhje me grabitjen në Rinas: Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Oltian Veseli. Seanca ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Prokuroria e shtetit tashmë pothuajse e ka zbardhur rolin e secilit nga të arrestuarit në grabitjen e 9 prillit brenda aeroportit.

Deri më tash, hetuesit i kanë identifikuar 8 persona. Pesë prej tyre janë arrestuar, ndërsa njëri, Admir Murataj, është vrarë. Dy vëllezërit, Klement dhe Eldi Çala, janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, dyshohet se Admir Murataj dhe Klement Çala kanë qenë organizatorë të grupit. Alkond Bengasi dyshiohet se e ka modifikuar furgonin e përdorur gjatë grabitjes. Oltion Veseli dhe Elton Pikli dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në grabitje, ndërsa Renaldo Sula dhe Saimir Çela dyshohet se kanë ndihmuar në modifikimin e furgonit. por dhe në veprime te tjera tek servisi në Elbasan. Të pazbardhur mbeten ende dy shtetas nga Kosova, të cilët janë gjithashtu persona në kërkim.