` . Një alpinist nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në malin Olimp - TV-SHENJA

Një alpinist nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në malin Olimp

Një alpinist nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në malin Olimp të Greqisë. Ai është rrëzuar nga një shkëmb pasi që paraprakisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas informatave të MIA-s, bëhet fjalë për një grup të rreth dhjetë personave nga vendi ynë, të cilët kanë qenë në malin Olimp, një personit tjetër i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ose ka pasur sulm në zemër, pas së cilës ka rënë nga një shkëmb, autopsia plotësisht do t’i konstatojë arsyet e vdekjes.

Gjatë transferimit të trupit nga vendi i fatkeqësisë në shtëpinë alpiniste “Spilios Agapitos”, që gjendet në lartësi mbidetare prej 2.100 metra kanë intervenuar 14 zjarrfikës dhe ekipe të policisë speciale dhe shërbimin antizjarr nga Litohoro.