` . Një 77 vjeçar nga Tetova humb jetën pasi bie në pusetën e ujësjellësit - TV-SHENJA

Një 77 vjeçar nga Tetova humb jetën pasi bie në pusetën e ujësjellësit

Një tetovar i moshës 77 vjeçare ka ndërruar jetë pas rrëzimit në pusetë e ujësjellësit, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Rreth orës 11  e 30 minuta,  në SPB-Tetovë është denoncuar se tetovari J.R (77) ka rënë në pusetë të ujësjellësit në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Kole Nedellkovski’ në Tetovë dhe ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipe të SPB Tetovë kanë kryer qasje edhe më këtë rast nuk kanë konstatuar gjurmë të dhunës, me çka trupi i J.R i është dorëzuar familjes”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.