` . Nisin testet në Montmelo, Ferrari ende larg kampionëve në fuqi - TV-SHENJA

Nisin testet në Montmelo, Ferrari ende larg kampionëve në fuqi

Kanë startuar provat para-sezonale të makinave të Formulës 1 në Montmelo të Barcelonës, teksa testet e mëngjesit të sotëm kanë konfirmuar një Mercedes shumë të shpejtë, që do të jetë sërish favoriti kryesor për të triumfuar edhe këtë sezon.

Skuadra gjermane ka vendosur kohët më të mira me pilotin finlandez Valteri Bottas, duke konfirmuar se makina vijon të jetë konkurruese dhe të bëjë diferencën, ndërsa nuk është shfaqur në të njëjtën lartësi Ferrari.

Me Vettel të ndalur për shkaqe shëndetësore, kokëkuqja ka kryer testime me pilotin tjetër Charlse Leclerc, i cili ka regjistruar vetëm kohën e shtatë më të mirë në këtë ditë të parë të provave zyrtare parasezonale.

Skuadra italiane ka punuar dhe vijon të jetë e përqendruar për të përmirësuar aerodinamikën e makinës së re, që u prezantua me bujë pak ditë më parë, ndërsa deri në fillim të sezonit, ka ende shumë gjëra për t’u përmirësuar.