` . Nis operacioni për nxjerrjen e anijes së fundosur në Danub - TV-SHENJA

Nis operacioni për nxjerrjen e anijes së fundosur në Danub

Ekipet e shpëtimit nisën operacionin për të nxjerrë një anije turistike që u përmbyt në lumin Danub në Budapest, muajin e kaluar.
Anija Mermaid transportonte turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije lundrimi dhe u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 20 njerëzve.

Tetë të tjerë vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Përpara se Mermaid të nxirret plotësisht, zhytësit do të hyjnë në anije për të parë nëse ka trupa të bllokuar brenda, thanë zyrtarët, përcjell rel.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan ditëve të fundit nga nivelet e larta të ujit, të shkaktuara nga shirat.

Kapiteni i anijes së lundrimit u arrestua nën dyshimet për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.