` . Nis Botërori 2018, Rusia fiton bindshëm 5:0 Arabinë Saudite – TV-SHENJA

Nis Botërori 2018, Rusia fiton bindshëm 5:0 Arabinë Saudite

Kampionati Botëror i futbollit ka nisur me fitore bindëse 5:0 të Rusisë përballë Arabisë Saudite. Takimi i parë i samitit të futbollit botëror nuk solli nivelin e pritur në drejtim të cilësisë së lojës nga përfaqësueset në terren, ndërsa ndryshimin e solli përvoja dhe koncentrimi i rusëve.

Gazinski në minutën e 12-të theu simetrinë kur shënoi për 1:0, Çerishev dy minuta para pauzës shënoi për 2:0, ndërsa në minutën e 71 Dziaba realizoi golin e tretë për Rusinë, ndërsa dy super gola erdhën në fund të takimit.

Fillmisht në minutën e 90-të Çerishev lëshon një predhë për 4:0, ndërsa në çastet e fundit Golovin ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi për rezultat final 5:0. Arabia Saudite nuk mundi të përgjigjet, ndërsa për ta nuk paraqet kurfarë ngushllimi fakti që kishin dominim në posedimin e topit.

Nëse spektakli mungoi në ndeshje, ai gjithsesi ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror, në të cilën mes tjerash performuan yje botëror. /SHENJA/